
Edon Zhegrova vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe tek ekipi i Lille. Sulmuesi dardan është shfaqur përsëri protagonist në ndeshjen që ekipi i tij luajti në shtëpi përballë Lorient. Lille fitoi me rezultatin 3-0, teksa Zhegrova shënoi golin e tretë për të tijët.
Në minutën e 93’, shqiptari merr “zvarrë” disa kundërshtarë dhe me një goditje me të majtën nga një distancë e konsiderueshme e dërgon topin në një kënd që portieri e ka të pamundur ta kapë. Në këtë mënyrë, Zhegrova vazhdon të dhurojë paraqitje të shkëlqyera në Francë, duke fituar edhe vëmendjen e ekipeve si Napoli dhe Borussia Dortmund.
Për 24-vjeçarin ky është goli i dytë në kampionat, teksa numëron edhe 4 asist.
Goli i Edon Zhegrovës. (VIDEO)