
Futbollisti I Basel dhe përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegrova sfidën me letrën higjenike ka zgjedhur ta çoj në një nivel tjetër. Sulmuesi pranoi sfidën nga këngëtari I njohur Capital T dhe më pas është shfaqur duke xhongluar një top letre higjenike, njësojë sikur të ishte top futbolli, ku madje I ka shtuar dhe disa lëvizje “freestyle”. Zhegrova njihet për talentin e tij dhe shpesh herë në fushën e blertë performon lëvizje të befasishme.
Sfida me “Letrën higjenike” është përhapur tashmë në të gjithë botën, ku shumë futbollistë por jo vetëm janë duke bërë videon e tyre. Me anë të kësaj video teksa të gjithë qëndrojnë në shtëpi nga Coronavirus, bëhet apeli që njerëzit që mbajnë një higjienë sa më të pastër.