
Jasir Asani padiksutim është heroi i kombëtares shqiptare në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Sulmuesi kuqezi shënoi një SUPERGOL ndaj Polonisë, i cili më pas i hapi rrugë edhe fitores së skuadrës tonë.
Një “magji” nga këmbën e sallaksit që ngriti peshë gjithë zemrat e tifozëve që ishin të pranishëm në “Air Albania”, por edhe atyre që e ndiqni sfidën nga televizori. Golat dhe asistet e tij kanë bërë që tashmë Euro 2024 nuk është më një ëndërr.
Gjithmonë ish-i i Partizanin e ka shprehur dashurinë e tij për kombëtaren shqiptare dhe për kombin tonë, por as këtë herë nuk mund të ndodhte ndryshe. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Asani “betohet” se do të japë edhe pikën e fundit të gjakut për kombin.
“Pikën e fundit të gjakut do e jap për kombin tonë ❤️ Rroftë Shqipëria ❤️ Federata Shqiptare e Futbollit ❤️UEFA EURO 2024”, ka shkruar Asani, ndërsa ka ripostuar sërish videon e golit spektakolar të shënuar në “Air Albania”, ku portieri polak nuk mundi të bënte asgjë përballë “perlës” së Asanit.