Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ E nxorën në “pension” para kohe, Alban HOXHA leksion portierit që e ndiqte nga stoli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E nxorën në “pension” para kohe, Alban HOXHA

Partizani barazoi dje 1-1 me NK Dekani në miqësoren e zhvilluar në Slloveni. “Demat” po përgatisin ndeshjen e turit të parë në Conference League përballë Saburtalo, me kapitenin Alban Hoxha që ishte hero për të tijtë.

Gardiani në të 27 minutë ka pritur një 11 metërsh, duke iu treguar të gjithëve se ende duhet punë për ta spostuar nga shtyllat. Afrimi i Bekim Rexhepit te Partizani nxiti zërat se Hoxha tanimë do dilte në “pension”, me 34 vjeçarin nga Cërriku që duket se për sezonin e 10 rresht do jetë në portën e kuqe.

Ndërkohë që Rexhepi ndiqte ndeshjen nga stoli, Alban Hoxha, ish-portieri i Kombëtares bënte një paraqitje të mirë, duke i çuar “sms” ish-portierit të Skënderbeut se nuk do jetë e lehtë t’i zërë vendin.

Megjithë konkurrencën dhe dëshirën për të bërë mirë, trajneri Mehmeti duhet të jetë i lumtur për organikën që ka, të paktën në katërkëndësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga