Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dy gola për të rihapur kampionatin, KUKËSI hedh në "tapet" Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy gola për të rihapur kampionatin, KUKËSI hedh në

TIRANA - KUKËSI 1-2


NDESHJA: Kukësi arrin të marri një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Tiranës. 3 golat u shënuan në pjesën e dytë me verilindorët që gjetën dy golat e parë. Fillimisht Cooper dhe më pas Et'hemi vulosën ndeshjen. Tirana u zgjua mjaft vonë duke gjetur golin e vetëm në fund të sfidës. Me këtë 3 pikësh Kukësi rihap garën për titullin kampion duke ngushtuar diferencat në vetëm -6 pikë. Tashmë Tirana në krye me 65 pikë, ndërsa Kukësi me 59 pikë.

Tirana: Lika; Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismailgeci, Celhaka, Karabeci, Cobinnah, Torrassa, Cale, Ngoo Trajner: Egbo

Kukësi: Xhika; Lulaj, Musolli, Krasniqi, Maliqi, Limaj, Rroca, Kotobelli, Ethemi, Coper, Abazaj Trajner: Shehi

Arbitër: Kreshnik Bajramaj

Komenti minutë pas minute:

94' GOL! Tirana gjen golin në minutën e fundit, Ngo brenda zonës e dërgon në rrjetë. Mbyllet ndeshja 1-2.

89' Pranë golit të 3-të Kukësi, Limaj ndalet nga shtylla.

83' GOL! Kukësi dyfishon ndeshjen, Et'hemi shënon me një "paneka" dhe mposhtë sërish Likën.

81' Del Cale në fushë Ernest Muçi.

78' Kukësi në kërkim të golit të dytë. Abazaj provon të futet brenda zonës, por largon mbrojtja vendase.

58' GOL! Zhbllokohet sfida në "Selman Stermasi", Cooper brenda zonës mposhtë Likën.

52' Kundërpërgjigjet Kukësi me një aksion të rrezikshëm, Cooper nuk arrinë godasi siç duhet.

49' Rasti i mirë për Tiranën, Ngo brenda zonës gjuan keq.

46' Nis pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.

41'- Rast i mirë për Tiranën. Cobinah ka gjithë mundësinë për të shënuar, por altruizmi i tepruar i prish punë.

39'- Kukësi pranë golit. E pabesueshme ç'humb Valon Et'hemi përballë Ilion Likës.

36'- Tension në fushë. Cooper godet me brryl Hoxhallarin, gjyqtari nuk kursen kartonin e verdhë.
33'- Goditje dënimi për Tiranë. Kale jep një top të mirë për Ngoo, por ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzoje si duhet.
24'- Loja ndërpritet që lojtarët të freskohen. Ndërkohë jashtë stadiumit tifozët bardheblu janë mbledhur duke bërë tifozllëk.



16'- Tirana pretendon penallti. Cobinah kroson në zonë, por sfera ndalet nga Krasniqi. Sipas Juxhin Xhajës pas porte, nuk ka 11 metërsh.
13'- Krasniqi gabon në zonë, Torasa përfiton por Cale është shumë larg zonës
5'- Ndeshja zhvendoset në mesin e fushës me dy ekipet që studiojnë njëri-tjetrin.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga