Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dritës "s’i mbajnë gjunjët” në Finlandë, 1 gol dhe karton i kuq për gjilanasit në UECL

Shkruar nga NEWSPORT

Inter Turku ka fituar 1-0 me Dritën e Gjilanit në ndeshjen e parë për turin e parë kualifikues të Conference League. Një gol i Niska në minutën e 77 ka vendosur ndeshjen për vendasit, me avantazhin që erdhi pas largimit me dy kartona të verdhë të Blakqorit për skuadrën shqiptare.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Drita kishte shanset e saj për gol. Kur skuadrat po i afroheshin fundit të ndeshjes, një krosim në zonë nga goditja e dënimit nuk është larguar si duhet nga mbrojtësit e Dritës, me finlandezët që kanë marrë një fitore me vlerë në ndeshjen e parë.

Sfida e kthimit në “Fadil Vokrri” të Prishtinës luhet në 12 korrik në 20:00, me gjilanasit që kërkojnë një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga