
Shqipëria mori një fitore majft të rëndësishme ndaj Çekisë, me kuqezinjtë që triumfuan 3-0 në “Air Albania”. Një nga protagonistët e kombëtares në fushë ishte edhe Nedim Bajrami.
Mesfushori mori kontrollin e mesfushës përballë çekëve, por për fatin e tij të keq gjatë një dyluftimi u dëmtua. Në minutën e 67-të me Sylvinho që ishte i detyruar ta zëvendësonte.
24-vjeçari ka dëmtuar kaviljen dhe pas ndihmës së stafit mjekësor të skuadrës u pa e arsyeshme të linte fushën, ndërsa doli duke çaluar. Ky moment bën me “dhimbje koke” Sylvinhon, por edhe stafin e Sassuolos.
Gjithsesi nga sa është mësuar bëhet me dije se Bajrami nuk ka një dëmtim serioz, por gjendja e tij do të monitorohet me kujdes nga stafi i kombëtares. Gjithashtu pritet që fantazisti t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe më shumë mbi shkallën e dëmtimit.