
Franca po fiton 2-0 me Austrinë për raundin e pestë në ligën A të Nations League. Sulmuesi i “Gjelave”, Kylian Mbappe ka kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 56.
Mbappe e ka marrë topin nga mesi i fushës, duke dribluar të gjithë kundërshtarët që i kanë dalë para, për ta ndalur më pas topin në rrjetë.
Sulmuesi i PSG edhe njëherë ka treguar se kombëtarja është e varur prej tij, me tifozët që janë argëtuar me aksionin personal dhe golin e sulmuesit. Asist i Giroud në golin e Mbappe.
Poll