
Vllaznia për femra luajti ndeshje ne javës së pestë të kampionatit përballë Partizanit ku e mposhti me rezultatin e thellë 7-0. Vajzat shkodrane “shtypën” të kuqtë dhe vijojnë rekordin perfekt me 100% fitore në këtë fillim sezoni. Heroina e takimit sigurisht që do të ishte Megi Doçi e cila realizoi një dopietë personale.
Ajo që përbën lajm është kryevepra e saj në golin e 2-0 në minutën e 34 të sfidës. Një krosim nga larg do të stopohej në zonë nga Doçi e më pas do të realizonte me një rofeshatë “alla-Ronaldo”. Në rrjetin e saj social ylli i shkodranëve nuk ka nguruar të etiketojë portugezin dhe ndan me fansat e saj kryeveprën e ditës së sotme.
Vllaznia 7-0 Partizani
Golahënueset: Beqiraga (ag) 27’, Doçi 34’, 54’, Patterson 45’, Gjini 52’, Franja 56’, Borci 83’
Goli me rofeshate nga Megi Doçi:
Ndeshja e transmetuar ne kanalin e Youtube nga FSHF: