Futbolli në Shqipëri nuk ka nisur ende për shkak se Liga Profesioniste dhe klubet kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në plotësimin e 4 kërkesave.
Duke parë këtë ndalesë të gjatë skuadrat e Superligës kanë zhvilluar shumë teste miqësore për të mbajtur lojtarët në formë, por edhe gjithashtu për të provuar skema të reja. Në faqen zyrtare, Partizani ka publikuar 3 golat më të bukurë të këtyre miqësoreve.
Në vend të 3-të është renditur goli i Cardozos ndaj Teutës, në vend të dytë Cara ndaj Pogradecit, ndërsa në vendin e parë është renditur supergoli i Llanajt në miqësoren brenda shtëpisë kundër Partizanit B.