Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Çmenduri në Shkodër, një ish ndëshkon Tiranën pas 98 minutash lojë, 5 gola vendosin klasiken e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Çmenduri në Shkodër, një ish ndëshkon

Vllaznia 3 - 2 Tirana (Marku 28' (p), 49', Dunga 98' / Muçi 47', Sasraku 63' )

NDESHJA/ Vllaznia ka mundur në limite Tiranën 3-2. Do të ishte një ndeshje emocionuese në "Loro Boriçi", duke dhuruar pesë gola. Tetë kartona të verdhë, dyluftime, penallti dhe protesta. Klasikja e Shqipërisë I ka dhuruar të gjitha, teksa në fund ka trimfuar Vllaznia.

Ka qenë Marku që ka kaluar Vllazninë në avantazh në minutën e 28 me penallti, teksa me nisjen e së dytës ka barazuar Muçi. Pas tre minutash sërish Marku do kalonte në avantazh vendasit, teksa Sasraku barazoi në të 63. Duhej sekonda e fundit, me Dungën që I jep tri pikë Vllaznisë.

Kategoria Superiore - Java 3 - 16:45

Stadiumi : Loro Boriçi

Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric


Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Muçi, Danso, Halili, Sasraku Trajner: Nevil Dede

Komenti minutë pas minute:

98' Mbyllet 3-2 në Shkodër

98' GOOL! Dunga ndëshkon Tiranën në minutën e fundit, duke i dhënë tri pikë vendasve

97' Eldis Kraja në vend të Danso, i pafat ganezi me dëmtimin

90' Shtatë minuta shtesë

89' Minuta e fundit, Muçi huton Deden me rastin e humbur përballë Zogovic

85' Brdaric hedh në fushë sulmuesin Hoxhaj, në vend të Da Silva

81' Largohet Halili, në fushë Ibrahim Sulley te Tirana

80' Del Imeri, në lojë Jonuzi te Vllaznia

76' Batha godet nga goditja e dënimit, devijon muri mbrojtës

72' Gyamfi dhe Toli i bëjnë vend Nuriut dhe Vrapit

66' Gyamfi tremb në Loro Boriçi, ganezi rrëzohet keq dhe kërkohet ndihma e ambulancës për ta çuar në spital

63' Dunga merr vendin e Dilaver te vendasit

63' GOOL! Sasraku barazon shifrat. Gabon portieri i Vllaznisë në dalje, me sulmuesin bardheblu që çon shifrat në 2-2

60' Mevlan Adili, Erdenis Gurishta, Danso dhe Idi Batha ndëshkohen me karton të verdhë pas një zënke në mesin e fushës. Vllaznia pretendon prekje topi me dorë në zonë

58' Imami godet me kokë pas një krosimi nga këndi, topi del jashtë

55' Loja përqëndrohet në mesfushë, Vllaznia në mbrojtje të avantazhit

49' GOOL! Herald Marku kalon sërish në avantazh vendasit me një gjuajtje nga jashtë zonë. 3 minuta zgjat barazimi i bardhebluve.

46' GOOL! Muçi barazon për Tiranën pak sekonda nga pjesa e dytë

46' Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim në Shkodër

45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë

45' Një minutë shtesë

43' Halili godet shtyllën. Sulmuesi bardheblu përfiton nga devijimi i vendasve, teksa i pafat ndalet nga pingulja

32' Halili rrëzohet në zonë, gjithçka e saktë për kryesorin Jorgji

28' GOOL! Herald Marku kalon Vllazninë në epërsi nga pika e bardhë. Najdovski shkakton 11 metërshin dhe ndëshkohet me karton të verdhë te Tirana

25' Muçi tention nga jashtë, pret Zogovic

21' Vllaznia më këmbëngulëse këto minuta, Toli largon një top të rrezikshëm në zonën bardheblu

16' Imeri tenton nga goditja e dënimit, largon mbrojtja bardheblu

6' Sasraku sulmon për Tiranën, pozicion jashtë loje për ganezin

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga