Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Chiellini konfirmon "mallkimin" për Saka para penalltisë në finale, historia e "Kiricocho"

Shkruar nga NEWSPORT

Italia fitoi Europianin 2020 ndaj Anglisë, me sfidën e Londrës që u vendos pas penalltive. Bukayo Saka, ylli 19 vjeçar i Arsenal ishte ai që gaboi i fundit përballë Donnarumma, teksa kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka konfirmuar "mallkimin" për djaloshin.

Përpara se të godiste topin, Chiellini bërtiti "Kiricocho", fjalë që përdoret shpesh nga futbollistët për të uruar fatin e keq kundërshtarëve. Në një intervistë për ESPN, Chiellini konfirmon se e tha fjalën para se Saka të godiste.

https://twitter.com/i/status/1414680346528997377

Po çfarë është mallkimi Kiricocho?

Juan Carlos 'Kiricocho', ose Quiricocho sipas disa versioneve të historisë, ishte një mbështetës i fortë i klubit argjentinas Estudiantes de la Plata gjatë viteve 1980.

Tifozi madje ndoqi disa nga seancat stërvitore të klubit, por trajneri kryesor i Estudiantes, Carlos Bilardo filloi të vinte re se lojtarët e tij dukej se në mënyrë misterioze lëndoheshin sa herë që ishte i pranishëm Kiricocho.

Bilardo, siç thuhet në legjendë, i tha Kiricocho të merrte pjesë në seancat stërvitore të rivalëve të Estudiantes, duke shpresuar të përdorë fuqitë e tij për të ndihmuar, në vend që të dëmtojë skuadrën e tij.

"Kiricocho ishte një fëmijë nga La Plata që ishte gjithmonë me ne, dhe që nga ai vit ne ishim kampionë (1982)", kishte thënë në atë kohë Bilardo.

https://twitter.com/i/status/1414546327954804736
Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga