Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Candreva dhe Belotti japin spektakël në Roma- Salernitana, De Ketelaere debuton me gol te Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Candreva dhe Belotti japin spektakël në Roma- Salernitana,

Roma priti në “Olimpico” Salernitanan për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së parë të kampionatit. Kjo përballje përfundoi 2-2 mes spektaklit, ku Candreva dhe Belotti shënuan dopietë. Një takim që nisi mirë për të besuarit e Jose Mourinhon që gjetën golin që në minutën e 8-të, por Var-i e anuloi për pozicion të parregullt të Belottit.

Por përsëri sulmuesi do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 17-të, këtë herë goli ishte i rregullt. Salernitana nuk do të dorëzohej dhe në minutën e 36-të do të barazonte shifrat me Candrevan. Do të ishte sërish Candreva në minutën e 49-të që do të kalonte në avantazh të tijtë, duke shënuar kështu edhe golin e dytë personal ndaj verdhekuqve. Por Belotti do të barazonte shifrat në minutën e 82-të për të shpëtuar të tijtë nga humbja, teksa Roma e nis këtë sezon në Serie A me 1 pikë.

Ndërkohë në sfidën tjetër mes Sassuolos dhe Atalantës triumfoi kjo e fundit me shifrat 2-0. Goli në minutën e 84-të do të shënohej nga De Ketelaere, që debuton kështu me gol te Atananta, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 46-të.  Ndërsa goli i dytë do të shënohej në minutën e 90+3 nga Zortea. Në këtë mënyrë Berat Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve përballë Nedim Bajramit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga