Berat Gjimshiti po kalon një formë fantastike teksa po shkëlqen si me Atalantën ashtu edhe me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi është kthyer në protagonist absolut në ndeshjen që italianët po luajnë në Europa League përballë Sturm Graz.
Në minutën e 50-të të sfidës, Gjimshiti ngriti stadiumin në këmbë me golin e parë të sfidës që zhbllokoi rezultatin në 1-0 për Atalantën. Edhe pse mbrojtës, Gjimshiti nuhat golin mjaft mirë dhe gjendjet në vendin e duhur në kohën e duhur për të dërguar topin në fundin e rrjetës.
Një gol që ndez zjarr kapitenin përpara grumbullimit me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e nëntorit ku do të udhëheqë Shqipërinë drejt suksesit historik përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.