Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Bayerni fiton pa probleme, dyshja Sane-Musiala "likuidojnë" Hoffenheim-in

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayerni fiton pa probleme, dyshja Sane-Musiala

Bayern Munchen ia ka dalë të triumfojë përballë Hoffenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena”, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të bavarezëve.

Protagonistët absolut të kësaj ndeshje ishin padyshim dyshja Musiala-Sane. Jamal Musiala gjeti rrugën e rrjetës në të dy herë, në minutën e 18’ dhe 70’. Teksa në të dy këto gola, ishte Leroy Sane ai që asistoi. Për golin e tretë mendoi Harry Kane në minutën e 90’ të sfidës.

Pas kësaj fitore, bavarezët renditen në vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen. Ndërsa Hoffenheim merr një disfatë që e lë në vendin e shtatë të renditjes me 24 pikë të grumbulluara.

Goli i parë nga Jamal Musiala. (VIDEO)

Goli i dytë nga Jamal Musiala. (VIDEO)

Goli i Harry Kane. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga