Tirana ka fituar ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultatin 1-0, duke vazhduar kështu ecurinë positive dhe fitoret radhazi. Tashmë bardheblutë gjenden në vendin e parë me 40 pikë, ndërsa regjistrojnë 8 fitore radhazi, 7 në kampionat dhe 1 në Kupë.
Sfida ndaj Vllaznisë e cilësuar edhe si "Klasikja" e futbollit shqiptar ishte cilësuar si tepër e rëndësishme për Tiranën, të cilët shpërthyen në festë pas fërshëllimës së arbitrit Hamiti. Futbollistët bardheblu kanë festuar në dhomat e zhveshjes, si dhe gjatë rrugës së kthimit për Tiranë. Në një video live të mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka, dukej dhe atmosfera e krijuar në autobusin e bardhebluve.
Teksa këndojnë këngë të tifozëve dhe brohorasin "Tirona Tirona", në një moment të videos, sulmuesi Majkëll Ngoo kërkon t'I shtojë disa doza alkooli festës. I entuziazmuar nga momenti, Ngoo thërret që t'I sjellin Ëhiskey dhe raki.
"Hey bring Whiskey, bring raki, raki. O çuna, raki. I need raki" (Hey sillni Whiskey, silni raki, raki. Unë dua raki), shprehet Ngoo në video.
