
LAÇI - VLLAZNIA 0-0
LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon Trajner: Shpëtim Duro
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Cisse Trajner: Thomas Brdaric
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
Ndeshja: Një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat. Nis vrullshëm dhe ka ritëm, mirëpo goli mungon në këtë takim që luhet për titullin kampion. Vendasit janë disi më dominues në 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë kuqeblutë guxojnë më shumë. Megjithatë lojtarët janë të vendosur mirë në fushë duke mos lejuar hapësira në 30 metrat e fundit. Kësisoj, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët, rezultat që i shkon për shtat Teutës që tashmë nis shkëputjen pas fitores në Fier.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
87'- Goditje këndi për Vllazninë, por që nuk shfrytëzohet si dueht nga shkodranët.
81'- Da Silva rrëzohet në zonë, por për Kreshnik Bajramajn gjithcka është e rregullt.
64'- Spektakël i Mentor Mazrekajt. Fantazisti shmang dy kundërshtarë, por Sherri i mohon festën e golit.
54'- Rast i artë për Laçin. Van Dave kontrollon mirë topin në zonën shkodrane, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.
46'- Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.
45'- Nuk ka asnjë minutë shtesë, gjyqtari Bajramaj mbyll pjesën e parë.
38'- Mazrekaj jep një top të bukur për Redon Xhixhën. Sulmuesi kurbinas kontrollon mirë, por nuk arrin të konkretizojë si duhet rastin e krijuar.
24'- Van Dave rrëzohet në zonën shkodrane, por gjithcka e rregullt sipas gjyqtarit Bajramaj.
12'- Këndorja e dytë për Vllazninë. Gjuan bukur Mevlan Adili, por topi përfundon jashtë kuadratit të Sherrit.
2'- Cise pranë golit. Sulmuesi i Vllaznisë befason kurbinasit, por në fund është Sherri ai që bën mrekullinë.
1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.