
Ballkani i Ilir Dajës ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 6-0 kundër La Fiorita, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur shqiptar s’e ka diskutuar në asnjë moment triumfin. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 me gola të realizuar nga Albion Rrahmani.
E dyta ishte “fotokopje” e së parës me ndryshimin e 2 golave më shumë. Në 45 minutat e dyta, të besuarit e Dajës shënuan sërish me Rrahmanin, ndërsa Leonit Abazi realizoi golin e katërt në minutën e 73-të. Endrit Krasniqi shënoi të pestin dhe në fund të takimit suharekasit shpartalluan miqtë duke realizuar edhe golin e gjashtë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin e pastër 4-0 për Ballkanin, të cilët kualifikohen në turin e tretë të Conference League. Një sukses i madh për ekipin e Dajës që po luan për herë të parë në Kupat e Europës.