
Është mbyllur mes spektaklit dueli mes Sassuolos dhe Empolit. Plot 5 gola janë shënuar në derbin e shqiptarëve, ku në dy prej tyre ishin protagonistë Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.
Ismajli shkaktoi penallti në minutën e 53-të dhe me Pinamonti që barazoi shifrat për Sassuolon. Ndërkohë sërish do të ishin miqtë që do të kalonin në avantazh, teksa Niang në minutën e 64-të do të gjente rrugën e rrjetës.
Te Empoli do të festonin për pak minuta, pasi Nedim Bajrami me një gjuajtje nga goditja e dënimit gjen në zonë Ferrarin me këtë të fundit që barazon sërish shifrat e takimit në minutën e 77-të. Kur u mendua se gjithçka përfundoi 2-2, mendoi Bastoni në minutën e 90+4-të për të shënuar golin e fitores për Empolin.
Në këtë mënyrë skuadra e Ardian Ismajlit pavarësisht gabimit të mbrojtësit ia del sërish të mposhtë Sassuolon e Nedim Bajramit.
VIDEO e asistit të Nedim Bajramit