
Bajern Mynih ka arritur të sigurojë titullin kampion të sezonit 2016-2017 në Bundesligë tre javë para fundit.
Sot, bavarezët kanë mundur me rezultatin e thellë 6-0 Wolfsburgun. Një ndeshje mjaft e bukur nga të besuarit e Karlo Ançelotit, të cilët bënë gjithçka që deshën në fushën e blertë. Ky është titulli i 27-të kampion për Bajernin dhe i pari për trajnerin italian.
Golat e takimit u shënuan nga Alaba, Roben, Myler, Kimish dhe Levandovski që përshëndeti dy herë rrjetën e portës së Wolfsburgut.
http://www.dailymotion.com/video/x5k8k4n_jhjhjh_sport
Poll