Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Autokritikë dhe përmbysje, 3 gola vendosin miqësoren Tirana - Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Autokritikë dhe përmbysje, 3 gola vendosin miqësoren

Miqësore/ Tirana 2 - 1 Vllaznia (Isufi (aut) 44' , Avdijaj 86'/ Dunga 17')

Është mbyllur miqësorja Tirana 2-1 Vllaznia. Dueli klasik I Shqipërisë u zhvillua në stadiumin "Selman Stërmasi" në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Bardheblutë e Egbo përmbysën ekipin shkodran, që në pjesën e parë ka treguar nivel më të lartë.

Një ndeshje me dy fytyra për të dyja skuadrat, që kanë ndërruar rolet në secilën pjesë sa I takon cilësisë së lojës. Vllaznia ka kaluar në avantazh me Dunga nga pika e penalltisë, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 1-1 pas një autogoli të Isufit. Duhej minuta e 86 kur I sapofuturi në lojë Avdijaj, të shënonte golin e fitores. Kështu, pas humbjes 0-2 nga Apolonia, bardheblutë e Egbo ia dalin të përmbysin Vllazninë.

Stadiumi: Selman Stërmasi - 17:00

Arbitër: Kridens Meta

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Najdovksi, Vangjeli, Ismajlgeci, Toshevski, Celhaka, Isaac, Halili, Torassa, Cale, Muci  Trajner: Egbo

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Victor Da Silva, Imeri, Dunga Trajner: Brdaric

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet 2-1 ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë

86' Avdijaj kalon Tiranën në avantazh pas 60 sekondash në fushë

85' Për Tiranën në lojë Avdijaj, del Muci

76' Ibrahim Sulley gabon përballë portierit të Vllaznisë. Afrikani më i ri i Tiranës mund të kurorëzonte një ndeshje mjaft të mirë me gol

74' Largohet Celhaka, në lojë Tafa

66' Sërish Bekaj pret 2 herë në pak sekonda. Fantastik kosovari

58' Bekaj ndal Dungën, gardiani i Kosovës tregon vlerat te Tirana

46' Nis pjesa e dytë, Halili lë fushën për Sulley

45+1' Mbyllet 1-1 pjesa e parë

44' GOOL! Isufi shënon në portën e tij, barazon Tirana

42' Karton i verdhë për Najdovskin

35' Tirana ngacmon me Mucin, Vllaznia më kërkuese në pjesën e parë

17' GOOL! Penallti për Vllazninë. Një bërryl i hapur nga Najdovski ndaj Da Silvës për Metën ishte 11 metërsh, që kthehet në gol nga ish-lojtari bardheblu Dunga

10' Gabime nga të dyja skuadrat, loja përqëndrohet në mesfushë

2' Torrasa pëson një lëndim të lehtë te bardheblutë, vijon loja

1' Nis miqësorja klasike në "Selman Stërmasi". Vllaznia prezanton uniformat e reja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga