FT/ Tirana 2 - 3 Kukësi (Seferi 58', Beshiraj 79' / Behiratche 35' (og), Bekaj 51' (og), Basa 81' (p) )
Kukësi ka mundur 2-3 Tiranën në “Selman Stërmasi”. Sfida e fundit e Superligës për këtë sezon ka folur për miqtë, me verdiktet për bardheblutë që janë vendosur javë më parë.
Në një stadium të tejmbushur, Tirana pret të ngrejë titullin e 26 kampion në histori. Sa i takon sfidës, Kukësi shënoi me autogolat e Behiratche dhe Bekaj në minutat 35 dhe 51, teksa Basa nga 11 metra gjeti golin e fitores në të 81 minutë.
Për Tiranën shënoi Seferi në të 58 minutë dhe Beshiraj në minutën 79. Të shumtë personalitet në stadium, me bardheblutë që presin të nisin festën e titullit kampion edhe me një festë që do vijojë pas trofeut në fushë, ku shumë artistë dhe këngëtarë janë të ftuar.
Kategoria Superiore - java 36 - 17:00
Stadiumi: "Selman Stërmasi", Tiranë
Arbitër: Kridens Meta
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Najdovski, Totre, Limaj, Gjumsi, Pergjoni, Xhixha, Behiratche, Hoxhallari, Nuriu, Seferi Trajner: Orges Shehi
Kukësi Tafas, Dragoshi, Lulaj, De Lucas, Taipi, Basa, Ndreca, Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Feijao Trajner: Diego Longo
Komenti minutë pas minute:
90+2' Mbyllet 2-3 ndeshja.
90' Dy minuta shtesë.
85' Seferi gabon nga pranë portës, humbet mundësinë e barazimit.
81' GOOL! Penallti për Kukësin, Basa ndëshkon Bekaj dhe rikthen avantazhin e verilindorëve pas 3 minutave.
78' GOOL! Mario Beshiraj barazon ndeshjen, shënon për Tiranën.
66' Tifozi i Tiranës ngjitet në kullën e ndriçimit dhe ndez mjete piroteknike.
64' Hoxhallari del nga loja mes emocionesh. Kapiteni dorëzon shiritin dhe e mban mend këtë duel si të fundit para largimit nga Tirana drejt UTA Arad në Rumani.
60' Beshiraj s'iu beson syve, Tirana humbet shansin e barazimit.
58' GOOL! Seferi ndal topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zone. Ngushtohen shifrat.
54' Ndalet për disa minuta ndeshja, tifozët ndezin festën me mjete piroteknike.
51' GOOL! Kukësi gjen golin e dytë. Pas pritjes së penalltisë, Bekaj e dërgon topin në rrjetën e vet.
49' Visar Bekaj ndal Milunovic nga penalltia.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45' Një minutë shtesë.
45' Xhixha provon nga 25 metra, ndal Tafas.
35' GOOL! Behiratche me autogol kalon Kukësin në avantazh. Top në zonë që s'largohet nga mbrojtja, me brazilianin Feijao që i falet edhe një devijimi nga mbrojtësi vendas. Goli "kopje" e atij të Zaniolo në finalen e Conference League (Roma 1-0 Feyenoord), për nga pasimi dhe kontrolli.
28' Disa tifozë të Feyenoord janë në stadium, duke përkrahur Tiranë. "E duam Tiranën, e mbështesim", thonë holandezët. Dje Feyenoord humbi 1-0 me Romën në finalen e Conference League të zhvilluar në "Air Albania". Veç ndeshjes, edhe disa rreze për miqtë.


16' Xhixha gabon përballë Tafas.
15' Bekaj i mohon golin Kukësit.
13' Tirana ka rast me Seferin, ndal Tafas.
8' Banderolë gjigante nga tifozët. 29 herë kampion shkruajnë ultrasit bardheblu.


1' Kukësi e pret Tiranën kampione me korridorin e duartrokitjeve. Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.
