Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Atalanta e papërmbajtshme, fitore tenistike ndaj Brescias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atalanta e papërmbajtshme, fitore tenistike ndaj Brescias

Takimi i luajtur sot mes Atalantës dhe Brescias ka përfunduar me rezultatin 6-2. Mjaftojnë 3 minuta lojë dhe Atalanta gjen rrjetën. Bergamaskët shënuan me Pasalic, pas një aksioni interesant. Në krahun tjetër, Torregossa barazoi për miqtë (7'). Zikaltërit  "tundin rrjetën" edhe tre herë me De Roon (25'), Malinivosky (28') dhe Zapata (30'). 

Pjesa e dytë  flet sërish vetëm për një skuadër në fushë. Pasaliç shënon edhe dy të tjerë, duke fiksuar shifrat në 6-1. Nuk mbaron me kaq, pasi miqtë realizojnë të dytin me Spalek. Atalanta shkon në vendin ne dytë me 70 pikë, 6 më pak se sa Juventusi kryesues. Ndeshja e radhës e Gjimshitit me shokë është ajo transfertë ndaj Veronës me datën 18 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga