Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ ATALANTA e Gjimshitit shkruan historinë në Champions League, 7 gola vendosin ndeshjen ndaj Valencias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ ATALANTA e Gjimshitit shkruan historinë në Champions League, 7

Champions League/ Valencia-Atalanta 3-4/ (Gameiro 21', 51'; Torres 67'/ Ilicic 3', 42' 71' 82')

Atalanta ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Valencias me rezultatin 3-4. Sfida e zhvilluar sot në Spanjë ka qenë tepër emocionuese, teksa kanë ndodhur dy përmbysje rezultatesh. Iliçiç ka realizuar 4 gola me Atalantën duke vulosur kështu një natë magjike për të. Me fitoren e sotme Atalanta bën historinë duke kaluar në turin tjetër të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 8-4 ndaj Valencias.

Në minutën e 3 të takimit Ilicic ka kaluar shumë shpejt Atalantën në avantazh me gol nga 11-metërshi.

Valencia ka barazuar gjithçka me Gameiro në minutën e 21 të takimit.

Atalanta kalon sërish në avantazh me Ilicic, i cili ka kthyer në gol një tjetër 11 metërsh.

Valencia ka barazuar rezultatin direkt me fillimin e pjesës së dytë. Ka qenë sërish Gameiro ai i cili ka shënuar me kokë në minutën e 51 të takimit, pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Përmbys gjithçka Valencia. Ferran Torres në minutën e 67 me një parabol ka kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Zgjat shumë pak festa e spanjollve. Ilicic në minutën e 71 shënon golin e 3-të personal në këtë sfidë dhe barazon shifrat.

Minuta e 82, Iliçiç përmbys rezultatin dhe shënon golin e 4. Aksion model, finalizim fenomenal.

Formacionet:

Valencia: Cillesen, Wass, Gaya, Coquelin, Diakhaby, Parejo, Torres, Kondogbia, Soler, Gameiro, Moreno

Atalanta: Sportiello, Palomino, Caldara, Gjimshiti, Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens, Pasalic, Ilicic, Gomez

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga