 
Atalanta ka hedhur një hap të madh drejt pjesëmarrjes në Champions League. Ekipi i Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës mposhti me rezultatin 1-3 Lacion e Thomas Strakoshës. "Të kaltërit" kaluan të parët në avantazh me Parolon, por bomberi  Duvan Zapata vendosi ndeshjen në baraspeshë, Në pjesën e dytë, skuadra nga Bergamo vulosi triumfin me Castignen dhe Gjimshitin që mposhti direkt shokun e skuadrës te kombëtarja e Shqipërisë Strakoshën.
Me fitoren e sotme, Atalanta ngjitet në vendin e katërt me 62 pikë duke lënë jashtë zonës Champions Milanin dhe Romën, të cilat ende nuk e kanë zhvilluar javën e 35-ë.  
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       