
Ekipi i Interit ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore përballë austriakëve të Salzburg. Një ndeshje që dhuroi plot 7 gola.
Ndeshja u fitua nga italianët me rezultatin 3-4. Golat për ekipin e Salzburg u shënuan, dy nga Konate dhe një nga Baidoo, teksa për zikaltërit shënuan (Pavlovic autogol) De Vrij, Correa dhe Sensi në fundin e ndeshjes që i dha fitoren Interit.
Pikërisht në golin e fitores ishte protagonist mesfushori i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, që me anë të një asistimi nga mesfusha gjeti Sensin, me këtë të fundit që e çoi topin në rrjetë.
Një tjetër ndeshje pozitive nga Asllani me fanellën e Interit, që edhe pse u aktivizua në minutën e 70-të, shkëlqeu me një super pasim vendimtar.