Interi ka fituar përballë Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me triumfin e pastër 2-0 të vendasve. Golat e kësaj sfide u shënuan nga Bisseck dhe Barella.
Në këtë sfidë minuta kishte edhe për Kristjan Asllanin i cili fitoi “Derbin e Shqiptarëve” përballë Ylber Ramadanit. Asllani u fut në lojë në minutën e 75-të ku zuri vendin e Calhanoglu. Ndërsa në krahun tjetër, Ramadani ishte titullar në këtë sfidë, duke luajtur 90 minuta të plota.
Me këtë fitore, zikaltërit shkëputen përsëri në krye të klasifikimit me 44 pikë, 4 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Në krahun tjetër, ekipi i Lecces mbetet në vendin e 12-të të tabelën e renditjes.
Goli i Bisseck. (VIDEO)
Goli i Barella. (VIDEO)