Valon Ethemi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Superligën e Turqisë. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi gol në ndeshjen që po luhet aktualisht mes gjigantëve të Fenerbahce dhe Istanbulspor.
Në minutën e 57-të, ish-lojtari i Kukësit në Superiore do të tregohej i saktë nga pika e penalltisë dhe të ngushtonte rezultatin në 2-1. Ndërsa në minutën e 66’ do të vinte edhe festa e çmendur e miqve teksa pas një kundërsulmi vrastar, Eduart Rroca do të nxirrte bosh Ethemin që do të shënonte një tjetër gol të bukur për të barazuar shifrat në 2-2.
Ky është goli i tij i 12-të në 26 ndeshje në kampionat ndërsa numëron edhe 4 asiste. Një formë shumë e mirë e shqiptaro-maqedonasit që pavarësisht se Istanbulspor rrezikon rënien nga Kategoria, zor se ekipet elitare do ta lënë një diamant të tillë.