Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Arsenal “fluturon” drejt titullit, Manchester United hap fals për zonën Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arsenal “fluturon” drejt titullit, Manchester United hap fals

Dy ndeshjet kryesore të ditës së sotme në Premier League ishin ato mes Fulham e Arsenal dhe Manchester United me Southampton.

Topçinjtë mposhtën pastër me rezultatin 0-3 ku të tre golat erdhën në pjesën e parë. Gabriel, Martineli dhe Odegaard ishin autorët e golave që i japin tre pikët e rradhës londinezëve që ruajnë distancën +5 pikë nga Manchester City teksa kanë mbetur edhe 11 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Manchester United bën një hap fals ndaj Southampton të vendit të fundit teksa u ndal në një barazim pa gola dhe ndodhet në vendin e tretë me 50 pikë, 11 më pak se City e vetëm 2 më shumë se Tottenham por që ka një ndeshje më tepër. Kartoni i kuq i Casemiros në pjesën e parë bëri që Djajtë të kishin vështirësi pasi luajtën me 10 lojtarë për më shumë se një orë lojë.

Golat e Arsenal:

Kartoni i Casemiro:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga