
Armand Duka prezantoi ditën e djeshme buxhetin e miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë komunitetit të futbollit në këto ditë të vështira që po kalojmë prej Coronavirusit.
Kreu i FSHF-së, ndër të tjera nuk harroi të ngushëllonte familjen e të ndjerit Skënder Kurti që humbi jetën pasi u prek nga virusi “Covid 19”. Ndër të tjera, në fjalën e tij presidenti u shpreh:
“Në këto ditë të vështira armiku ka lëvizur shpejt, duke dëmtuar jetët tona, duke dëmtuar komunitetin tonë sportiv duke marrë 22 jetë njerëzish, ndër të cilët edhe një ish-boksier i njohur dhe trajneri boksi, zoti Skënder Kurti.
Për gjithë ata që kanë humbur familjarët dhe familjen e Kurtit unë kam një ngushëllim. Uroj që të kemi sa më pak jetë të humbura në këtë luftë të vështirë” .