
VLLAZNIA – EGNATIA 1-1
Kupa e Shqipërisë, Gjysmëfinalja e Parë
Gjyqtar: Kridens Meta
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Qarri, Juric, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Heric, Latifi, Marku, Jonuzi, Balaj Trajner: Goce Sedloski
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Musta, Agbekpornu, Mellugja, Duamena, Fernando, Xhekson, Paulauskas Trajner: Edlir Tetova
Ndeshja: Ka përfunduar në barazim 1-1 gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Edhe pse rrogozhinasit u dukën se ishin pranë fitores, Ardit Hoxhaj prishi festën e miqve duke realizuar në sekondat e fundit të takimit. Miqtë ishin më kërkues dhe me Dwamenën shënuan në minutën e 68-të të takimit. Duhet përmendur fakti se sulmuesi i Egnatias u ndal dhe nga tranversa. Megjithatë pas kësaj ndeshje, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet të shihet sfida e radhës se cila skuadër do të jetë finaliste e Kupës së Shqipërisë.
Komenti minutë pas minute:
95'- Vllaznia barazon në minutën e fundit. Ardit Hoxhaj realizon dhe i prish festën e fitores shkodranët.
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
81'- Gjuan Raphael Dwamena, sfera shkon jashtë kuadratit.
74'- Rast i mirë për Vllazninë. Por, Liridon Latifi nuk konkretizon si duhet.
68'- Egnatia realizon golin e parë. Raphael Dwamena nuk gabon përballë Qarrit duke tundur rrjetën.
54'- Vllaznia pranë golit. Aksion i bukur i shkodranëve, por Herald Marku nuk arrin të finalizojë si duhet.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.
29'- Karton i verdhë për Mustën. Ndërhyn keq lojtari i Egnatias.
16'- Dwamena pranë golit. Gjuan bukur sulmuesi i Egnatias, tranversa e ndal nga festa.
13'- Jonuzi ka një mundësi të mirë shënimi, por Atanda largon sferën mbi vijë fatale.
10'- Herald Marku godet me të majtën, sfera shkon ngjitur me shtyllën pingule.
3'- Herald Marku gjuan në hyrje të zonës, por pa rezultat.
1’- Starton ndeshja në “Loro Boriçi”.