Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "Angazhim për drejtësi në fushë", FSHF akuza gjyqtarëve: Situatë jonormale, kanë gabuar (MBLEDHJA)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Angazhim për drejtësi në fushë", FSHF

Është zhvilluar sot në ambientet e "Air Albania Stadium" takimi i radhës mes zyrtarëve të FSHF-së dhe arbitrave, në lidhje me problematikat e hasura në kohët e fundit sa i takon gabime të gjyqtarëve. Në mbledhjen mujore të sotme, janë diskutuar problematikat e këtij fillimviti. Shefi i Sektorit të Atbitrimit, Sokol Jareci thekson se mbledhja u fokusua në nevojën urgjente të ngritjes së nivelit të arbitrimit. Në fund, një kritikë ka pasur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së (Ilir Shulku) dhe prej Sektorit të Atbitrave, që kanë kërkuar gjykim të drejtë në fushë.

"Ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në arbitrim, pasi në katër javët e para të gjysmës së dytë të sezonit gjyqtarët kanë gabuar në disa ndeshje dhe ne jemi këtu për të dalë nga kjo situatë jonormale. Jemi mbledhur për të parë gabimet dhe për të dëgjuar arbitrat se përse kanë gabuar në momente të ndryshme. Ne do të tregojmë rrugën e daljes nga kjo situatë dhe t'i japim arbitrave instrumentet e duhura për të dalë nga kjo situatë, që nga ndeshjet e nesërme në Kupën e Shqipërisë", tha mes të tjerash Sokol Jareci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga