VIDEO/ Amir Rrahmani shënon përballë gjermanëve dhe i jep fitoren Napolit
Shkruar nga NEWSPORT
Pasi po bëhet gati për të nisur sezonin e ri futbollistik me misionin për të mbrojtur titullin kampion, Napoli këto kohë po zhvillon edhe ndeshje miqësore.
Të besuarit e Rudi Garcia u ndeshën sot përballë ekipit gjerman të Augsburg. Edhe pse ndeshja u dominua gjatë gjithë kohës nga italianët, ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të Napolit edhe pse mund të kishin shënuar më tepër.
Golin për kampionët në fuqi të Serie A e shënoi mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani. Me anë të një goditje në kokë në minutën e 62-të, Rrahmani e dërgoi topin në një kënd të pakapshëm për portierin kundërshtar duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij.