Bayern Munchen-Frankfurt 5-2
Bayern Munchen fiton me “manita” ndaj Frankfurt duke shënuar plotë 5 gola. Miqtë edhe pse gjetën dy herë rrugën e rrjetës nuk arritën të shmangin humbjen.
Takimi është zhbllokuar mjaft shpejt nga vendasit që kanë gjetur golin me Goretzka që godet fortë brenda zonës duke gjetur rrjetën.
Thomas Muller shënuar golin e dytë për Bayern Munchen. Brenda zonës, gjermani nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 41-të duke vulosur pjesën e parë.
Në të dytën ishte Lewandovski që shënoi golin e 3 për ekipin e tij, ndërsa për 3 minuta Hinteger shënoi dy gola duke ngushtuar ndeshjen. Davies kundërpërgjigjet 6 minuta më vonë duke shënuar golin e 4-të dhe Hinterger shënon në portën e tij duke e çuar ndeshjen në 5-2.
Bayern Munchen: Neuer, Pavard, Lewandowski, Perisic, Boateng, Goretzka, Davies, Muller, Coman, Kimmich
Frankfurt: Trapp, Toure, Ilsanker, Hinteregger, N’Dicka, Fernandes, Gacinovic, Rode – da Costa, Silva, Kostic