Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 5 gola, karton i kuq dhe tension në fushë, Laçi nuk ia del në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola, karton i kuq dhe tension në fushë, Laçi nuk ia

 Kupa e Shqipërisë: Laçi-Bylis 3-2 (Greca 18'', Nwabueze 57', Xhixha 93'/ Hidi 60', Guindo 70')

Ndeshja e parë: Bylis-Laçi (2--0)

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti.

Asistentët: Ridigert Cokaj, Astrit Mahmuti

Ndeshja: Laçi ka arritur të fitoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 3-2, por nuk ka mundur të kualifikohet më tej në Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit e nisën mirë pjesën e parë duke gjetur golin shumë shpejt me Grecën.  Në pjesën e dytë është Nëabueze që jep shpresë, por Hidi dhe Guindo do të mbyllnin llogaritë e ndeshjes. Në minutat e fundit Xhixha arriti të shënonte dhe golin e fitores, I cili vlen më shumë për statistik.

Formacionet

Laçi: Stajila, Deliu, Fangaj, Lushkja, Ignjatoviç, Turkaj, Shehu, Gjoni, Xhixha, Greca, Nwabueze

Bylis: Hidi, Bicaj, Vicente, Guindo, Mëllugja, Murataj, Ndreca, Ntephe, Peposhi, Shkalla, Gaston Mazzone

Komenti i ndeshjes:

95' Mbyllet sfida në Laç me rezultatin 3-2.

93' Redon Xhixha nga brenda zonës shënon golin e 3 për Laçin.

90' Shehu ndëshkohet me karton të kuq.

86' Deliu tenton nga distanca me një gjuajtje të bukur por nuk arrin të gjejë kuadratin.

83' Laçi i gjithi në sulëm por ballshiotët janë të vendosur mirë në fushë.

80' Xhixa rikthen një top në zonë, mbrojtësat e Bylisit largojnë të tensionuar sferën.

70' Ringjallet Bylis, Guindo barazon rezultatin, pas një gafe të mbrojtësve të LAçit.

62' Hidi përplaset me futbollistët e Laçit ka tension në fushë.

59' Hidi me anë të 11 metërshit shënon golin e parë për Bylis.

57' Nwabueze shënonj golin e dytë me anë të 11 metërshit.

51' Mazzone tenton portën e Laçit por godet jashtë kuadratit.

46' Ndreca perplaset me murin pas porte. Dëmtohet rëndë në kokë dhe shpatull.

45' Starton pjesa e dytë.

44' Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë.

43' Është një skemë nga faulli e Laçit, tre futbollistë nuk shtyjnë topin në rrjetë.

39' Bylis gjen rrjetën, por arbitri sinjalizon për prekje me dorë më parë.

35' Faull shumë afër zonës. Deliu godet qëndrore, pret Hidi.

30' Rrëmujë në zonën e Bylisit, Hidi shpëton golin e dytë.

29' Lojë e ashpër në mesin e fushës, Nwabueze ndëshkohet me karton të verdhë.

25' Rast fantastik për Nwabueze. Diagonal me Hidin, tenton ta dërgoj topin në shtyllën e dytë por pa sukses.

24' Ditmar Bicaj shfaqet në 16 metrat e Laçit. Godet fuqishëm, por topi përfundon jashtë.

18' Bedri Greca hap kualifikimin. Me shpejtësinë e tij i shkëputet mbrojtjes dhe arrin të mposht Hidin.

13' Nwabueze, futet në zonë, nuk kroson dot dhe fiton një goditje nga këndi.

9' Greca fut një top të bukur në zonën e Bylisit, pretendohet për një prekje me dorë arbitri vazhdon lojën.

7' Ignjatoviç ndërhyrje të gabuar ndaj Guindo në mesin e fushës.

3' Lushkja tenton portën e Bylis nga jashtë zone. Pret Hidi.

1' Starton sfida. Topin e parë e nis ekipi i Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga