
Kanë përfunduar 13 sfidat e para të Europa League. Ndeshjet e orës 19:00 kanë prodhuar 32 gola gjithësej, ndërkohë takimi i gjykuar nga Enea Jorgji është mbyllur me 6 gola. Në këtë sfidë arbitri shqiptar ka dhënë 2 penallti për holandezët dhe 4 kartona të verdhë ndaj kazakëve të Astanës.
Në minutën e 83, mbrojtësi Postnikov, ka ndaluar topin me dorë brenda zonës, duke bërë që Jorgji të sinjalizoi penalltinë e dytë në ndeshje. Treshja e arbitrave shqitparë ka zhvilluar një ndeshje pozitive dhe me vendime korrekte në takimin e sotëm.
Surprizë e mbremjes ka qenë ekipi I Romës, ku kanë barazuar me Monchengladbach brenda në shtëpi me rezultatin 1-1.
Rezultatet
Roma-Monchengladbach 1-1
Az Alkmaar- Astana 6-0
Besiktas - Braga 1-2
CSKA Moscow - Ferencvaros 0-1
Fc Porto - Rangers 1-1
Gent - Wolfsburg 2-2
Ludogorets - Espanyol 0-1
Partizan - Manchester United 0-1
Qarabag - APOEL 2-2
Slovan Bratislava - Wolves 1-2
St Etienne - Oleksandriya 1-1
Young Boys - Feynoord 2-0