
Milani ka triumfuar në transfertë përballë Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës, përfundoi me fitoren 0-1 të kuqezinjve.
Një ndeshje e cila kishte rastet e veta, por Milani kishte avantazhin numerik që prej minutës së 57’, ku nga radhët e Lazios, u ndëshkua me karton të kuq Pellegrini. Milani në fakt e gjeti golin që në minutën e 76’ të sfidës me anë të Leaos, por VAR-i prishi festën e kuqezinjve, duke e cilësuar pozicionin e portugezit si të parregullt.
Teksa golin e fitores e shënoi Noah Okafor në minutën e 88 të sfidës, duke i dhënë Milanit kështu një 3 pikësh mjaft të vlefshëm. Ndërsa në minutën e 94' te Lazio u ndëshkua me karton të kuq edhe Marusic, por nuk mbaron me kaq pasi dy minuta më pas edhe Guendouzi mori një karton të kuq.
Pas kësaj fitoreje, Milani shkon në kuotën e 56 pikëve dhe mbetet në vendin e tretë, ndërsa Lazio me 40 pikë renditet në vendin e tetë të klasifikimit.
Goli i Okafor. (VIDEO)
Goli i Leaos që u anullua nga VAR. (VIDEO)