Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola me penallti, Skënderbeu dhe Apolonia marrin nga një pikë shprese

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola me penallti, Skënderbeu dhe Apolonia marrin nga një

Skënderbeu 1-1 Apolonia (Meksi 50', Gjata 70')

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Apolonisë, me shifrat 1-1. Goli i parë u shënua nga Meksi me 11 metërsh  në minutën e 50-të. 20 minuta më pas, fierakët barazojnë me Gjatën, po me penallti. Kështu, të dy ekipet duhet të kënaqen me nga një pikë.

Kategoria Superiore

Arbitër: Adrian Beqiraj

13.45

Formacionet:

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Dowouna, Dwumfour, Berisha, Pusi, Mensah Trajner: Julian Ahmataj
Apolonia: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Omeri, Smaçi, Yeboah, Haxhiu, Mihanaj, Krasniqi, Gjata Trajner: Fabrizio Cammarata

Minutë pas minute:

90- Mbyllet takimi 1-1.

80- Probleme për Krasniqin, gjithsesin, vijon takimin.

71- Apolonia fiton një penallti. Ai që e godet është Mario Gjata. Gjata e dërgon topin në rrjetë.  

70- Bie ritmi.

58- E pabesueshme çfarë ka bërë Mensah. Nuk e devijon dot një top të thjeshtë.  

51- Skënderbeu fiton një penallti. Meksi e dërgon topin në rrjetë.  

50- Omeri krejtësisht i lirë, por e merr keq atë top. Një mundësi e humbur!

46- Nis e dyta.

45-Mbyllet pjesa e parë.

30- Faull në mesfushë për fierakët.

15- Depërtim i mirë i Mihanës, por ndalet nga fund nga prapavija korçare.

14- Berisha hyn mirë në zonë, por Sota bën heroin dhe ndalon gjithçka.

10- Smaçi provon, por pa rrezik për portën rivale.

5- Ritëm i ulët në Korçë.

1- Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga