Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 13 minuta për të mundur TIRANËN, Bylis surprizon në Kupën e Shqipërisë dhe humbet penallti në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 13 minuta për të mundur TIRANËN, Bylis surprizon në

Bylis-Tirana 2-1

Është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana me rezultatin 2-1. Ballshiotët përmbysin gjithçka në pjesën e dytë pasi në fraksionin e parë ishte Hasani që shënoi për bardheblutë. Në 45 minutat e dyta, kapiteni Murataj bën goleadorin duke shënuar një dopietë për Bylisin dhe përmbys gjithçka. Sfida e kthimit do të luhet në 15 korrik në "Selman Stermasi.

Gjysmëfinalje e parë e Kupës së Shqipërisë

Ora 17:45/ Stadiumi "Adush Muça"

Bylis 4-3-3: Miraka, Ntephe, Goxhaj, Janku, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Malçi, Ndreca, Sallaku. Trajner: V. Dovedan

Tirana 4-2-3-1: Lika, Doka, Muça, Hoxhallari, Ismailgejci, Batha, Karabeci, Cobbinah, Hasani, Halili, Dunga. Trajner: E. Egbo.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Komenti minutë pas minute

90+2'Penallti për Bylisin, Lika pengon Peçin brenda zonës. Godet Goxha, por gabon. Mbyllet ndeshja.

78'GOL!. Bylis përmbys Tiranën, Murtaj gjen golin e dytë.

76' Sërish Bylis pranë golit, Ndreca gjuan fuqishëm drejt portës, por pret Lika.

65' GOL! Barazon Bylisi, Murataj gjen më fund golin.

64' E pabesueshme çfarë humbet Bylisi. Murataj sërish ndalet nga Lika.

57' Provon sërish Bylisi, Malçi ndalet nga portieri Lika.

56' Pranë golit Bylis, Murataj brenda zonës gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

52' Mundësi e artë për Bylisin, Malçi gjuan, por devijon Hoxhallari.

46' Nis pjesa e dytë, largohet nga loja Muça dhe Cobbinah e në fushë Muçi e Sidibe.

45+1' Mbyllet pjesa e parë në Ballsh. Tirana fiton 0-1 në këtë 45 minutësh.

37' Tjetër gabim te Bylisi. Janku pason gabim për te Mëllugja, përfiton Hasani, por gjuan keq.

20' GOL! Zhbllokohet sfida Bylis-Tirana. Hasani me kokë mposhtë portierin Miraka. Mbrojtja e Bylisit lë të lirë 4 lojtarë bardheblu me shkodranin që përfiton dhe shënon.

19' Tirana bën gjuajten e parë në portë. Hasani gjuan fortë nga jashtë zone, por pret Hasani.

3' Rasti i parë i ndeshjes, Ndreca provon nga distanca, por pret Lika.

1' Starton sfida në Ballsh, topi i parë shkelmohet nga Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga