Dinamo barazoi dje 1-1 në miqësore me Partizanin. Sfida e zhvilluar në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit ka parë Blutë e Nevil Dedes të kalonin në avantazh me një gol të Taulant Markut qysh në të 13 minutë.
Kaq i janë dashur sulmuesit që të debutonte me gol në një takim të rëndësishëm, edhe pse miqësor. Sulmuesi pukjan është afrim i merkatos së verës te Nëndetësja, me 28 vjeçarin që pas dy sezonesh la Korabin për një tjetër eksperiencë.
I dalë nga moshat e Tërbunit, Marku ka provuar të luajë edhe me Kastriotin për katër vite, nga 2016-2020. Duket se Dede ka gjetur “pykën” e sulmit, me lojtarin që është i mirë edhe në finalizim.