Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 10 vite pa Panajot PANON, Partizani kujton LEGJENDËN e kuqe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 10 vite pa Panajot PANON, Partizani kujton LEGJENDËN e kuqe

Panajot Pano bën plot 10 vite që është ndarë nga jeta. 19 Janari i 2010 do të shënonte edhe ditën e lajmit të rëndë për futbollin shqiptar, aty ku një ndër figurat më të rëndësishme të Partizanit dhe Kombëtares do të largohej nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Me golat dhe performancën e tij, Pano do të dhuronte shumë emocione për publikun, duke ngritur peshë tifozerinë që mbushte shkallët e stadiumit. Klubi i Partizanit e ka kujtuar Legjendën nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, aty ku tregohen momente nga karriera e Panajot Panos.

Postimi i Partizanit:

Sot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.
Pano i cilësuar si "Legjenda e Futbollit" shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:
"Mjeshtër i Merituar i Sportit"
"Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave" akorduar nga FSHF në vitin 2003
"Lojtari i Shekullit" akorduar nga Uefa/Fifa
"Nderi i Kombit" akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009
"Simboli Qytetit të Tiranës" titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga