Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Basha te Vicenza, pritet të zyrtarizohet akordi

Shkruar nga NEWSPORT
Basha te Vicenza, pritet të zyrtarizohet akordi

Skuadra e Vicenses ka synime madhore për sezonin e ardhshëm. Ekipi që e përfundoi këtë sezon në vendin e 13 në Serie B dëshiron t`i afrohet më tej zonës së pretendentëve për t`u ngjitur mes më të mirëve të futbollit italian. E për të arritur këtë, klubi nga rajoni i Venetos po mendon të përforcojë mesfushën duke afruar një lojtar krahu dhe një difensiv.

Duket se profilit të këtij të dytit i përshtatet më së miri numri 8 i kombëtares shqiptare, Migjen Basha. Lojtari në pronësi të Luzernës ka qenë i huazuar te Como këtë fazë të dytë të sezonit që lamë pas. Vlera e tij llogaritet afërsisht te 800 mijë eurot. Nga shkurti 2016, periudhë kur iu bashkua italianëve, Basha ka luajtur 13 ndeshje me Comon në Lega Pro ku ka shënuar dhe 1 gol. Tanimë, si La Gazzeta dhe Calciomercatto.it shkruajnë me bindje për interesimin e Vicenzës për 29 vjecarin. Mbase një tjetër emër do t`i shtohet merkatos Kuq e Zi të kësaj vere.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga