
Dinamo u rikthye në elitën e futbollit shqiptaarë pas një viti mungesë. Në fakt rrugëtimi i “Bluve” vitet e fundit ka qenë në aksin Superiore-Kategori e Parë.
Në këtë sezon “Nëndetësja” kërkon që të mos jetë vetëm kalimtare, por të lërë gjurmë në Superiore. Revolucioni që iiu bë skuadrës në fillim të sezonit ka bërë që tifozët të shikojnë më larg se mbijetesa, por në fakt në këto javë të apra kampionët statistikat e zbresin në Kategorinë e Parë.
Në 4 javë kampionat të zhvilluara deri tani, Dinamo ka arritur të marrë vetëm 3 pikë. Është mposhtur nga skënderbeu, Tirana dhe Erzeni, ndërsa ka fituar evtëm ndaj Kukësit. Shifra këto që sjellin “makthet” e rënies të tifozët.
Madje skuadra e Luigi Di Biagios ka bërë më keq se dy vite më parë, kur “Blutë” riktheheshin në elitë dhe drejtoheshin nga Bledi Shkëmbi. Në sezonin 2021-2022, ekipi nën drejtimin e Shkëmbit siguroi 5 pikë në 4 javë. Fituan me Kastriotin. barazuan me Tiranën dhe Partizanit dhe humbën me Vllazninë. Mënjëherë pas këtyre rezultateve te “Blutë” u nxituan duke cilësuar skuadrën pretendente, por në fund e vërteta isht e hidhur. “Nëndetësja” ra në Kategorinë e Parë. Të gjithë tashmë shpresojnë që historia të mos përsëritet këtë sezon, teksa aktualisht Dinamo ndodhet në vendin e 9-të të klasifikimit.