
Frederik Veseli ka qenë protagonist në fitoren e Empolit në kampionat, 1-0 kundër Udinezes.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka dhënë asisin vendimtar për Mchedlidze që shënoi golin me vlerë trepikësh.
Veseli hyri si zëvendësues në minutën e 56-të. Në minutën e 82-të krosoi bukur nga e djathta, top që u shfrytëzua saktë nga Mchedlidze që realizoi me kokë.
Një fitore shumë e rëndësishme për Empolin që tashmë e sheh veten 11 pikë larg vendit që të çon në Serinë B.
Poll