
Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të shtyrë javën e 14-të të Superiores për shkak të tragjedisë së ndodhur prej tërmetit të fuqishëm, ka favorizuar klubin e Bylisit. Ekipi mallakastriot do të përballej këtë javë me Partizanin dhe trajneri Dovedan nuk do të kishte të gatshëm disa lojtarë për shkak të dëmtimeve.
Megjithatë shtyrja e kampionatit ka risjellë qetësinë në kampin ballshiot. Pas humbjes kundër Kukësit (2-1), mallakastriotët do të tentojnë një rezultat pozitiv ndaj të kuqve. Edhe pse skuadra e Lerdës po kalon momente të mira, fusha e "Adush Muçës" është shndërruar gjithmonë në problem për miqtë të cilët rrallëherë kanë arritur të dalin me 3 pikë.
Poll