Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia nuk ka ndërmend të ndalet, firmos me mesfushorin e Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia nuk ka ndërmend të ndalet, firmos me mesfushorin e
Foto ilustruese

Klinti Qato është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi shkodran me një postim në rrjete sociale.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Klinti Qato. Mesfushori që në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit, ka firmosur për dy vitet e ardhshme me opsion zgjatje edhe një të tretë për të luajtur me fanellën kuqeblu. Mirë se erdhe Klinti”, njofton klubi.

Qato do të jetë një vlerë e shtuar për organikën e kuqebluve dhe një ndihmesë për trajnerin Brdaric teksa është i aftë të bëjë disa pozicionë në fushën e lojës, të gjithë pozicionët e mesfushës, por edhe si mbrojtës krahu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga