
Franklin Ahanonu nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi korçar me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“Faleminderit Franklin! KF Skënderbeu zyrtarizon marrëveshjen me FC Astana për transferimin e sulmuesit nigerian te nënkampionët e Kazakistanit”.
Ahanonu do të jetë lojtari më i ri i Astanës në Kazakistan. Sulmuesi nigerian do të largohet për një operacion që pritet t’i sjellë Skënderbeut rreth 600 mijë euro.
22-vjeçari spikati që në sezonin e parë me Skënderbeun. Në 18 ndeshje ku ka marrë minuta gjatë Superiores, ka gjetur 9 herë golin dhe 2 herë të tjera ka asistur.
Forma e tij bindi drejtuesit nga Kazakistani. Kujtojmë se më parë, Ahanonu ishte pjesë e Turbinës së Cërrikut.