Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Sinan Idrizi plotëson dëshirën e trajnerit, vjen afrimi i parë nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sinan Idrizi plotëson dëshirën e trajnerit, vjen afrimi
Fotomontazh/ Francesco Moriero, Sinan Idrizi

Sinan Idrizi ka nisur që të “lëvizë gurët” për të rikthyer Flamurtarin elitar. Nisja në Superiore nuk ka qenë aspak e mirë, ku pas 7 javësh të luajtura, vlonjatët janë të fundit me vetëm 2 pikë.

Ndërkohë që administrator i klubit kuqezi ka plotësuar dëshirën e trajnerit Francesco Moriero. Ai i ka sjellë në Vlorë, përgatitësin atletik, Christian Parabita, i cili mbylli aventurën e tij në Serie D me FC Nola.

Është vetë klubi itailian, i cili ka njoftuar largimin e Parabita dhe aventurën e tij të re me Flamurtarin.

NJOFTIMI:

FC Nola 1925 njofton se marrëdhënia e punës me trajnerin atletik Christian Parabita është ndërprerë në mënyrë reciproke dhe ai i është bashkuar stafit të Z. Moriero në krye të FK Flamurtari në divizionin e parë shqiptar.

Falënderimet tona të përzemërta për Profesor Parabitën për përkushtimin e tij ndaj Nolës gjatë muajve të fundit dhe urimet tona më të mira për këtë aventurë të re të rëndësishme profesionale.

Poll

Lexo gjithashtu