Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nuk kanë fund telashet për Teutën, ish-sulmuesi i Tiranës “braktis” durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk kanë fund telashet për Teutën, ish-sulmuesi i
Teuta

Klubi i Teutës ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin e tyre, Mario Beshiraj. 24-vjeçari u bë pjesë e skuadrës në 1 janar të vitit 2025, pasi u largua nga ekipi i Kukësit.

Sulmuesi Beshiraj ka CV të plotë sa i takon eksperincave me skuadrat e tjera, pasi ai ka luajtur edhe për ekipe si Tirana, Vora dhe Korabi.

Ndërsa njoftimin për fundin e bashkëpunimit mes 2 palëve, klubi i Teutës e ka bërë të ditur edhe me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Fotoja e sulmuesit është shoqëruar edhe me shkrimin: KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Mario Beshiraj. Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Faleminderit Mario!

Poll

Lexo gjithashtu