Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kontratë 1.5 vjeçare, Dinamo i plotëson “dëshirën” Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
Kontratë 1.5 vjeçare, Dinamo i plotëson
Peter Wilson

Dinamo është shumë afër zyrtarizimit të një futbollisti. Bëhet fjalë për Peter Wilson, i cili luan si sulmues. Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen për transferimit, teksa gjithçka për ta zyrtarizuar 29-vjeçarin është çështje orësh.

Shtatlarti dhe klubi pritet mes tyre të firmosin një kontratë për 1 vit e gjysmë, saktësisht deri në qershor të 2027. Futbollisti nga Liberia do të përforcojë kështu repartin e avancuar, me drejtuesit që i sjellin Ilir Dajës sulmuesin e kërkuar.

Vlen të theksohet se së fundmi Peter ishte pjesë e Oakland Roots, ku në 28 ndeshje ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë 5 asiste. Katakteristikat e tij bëjnë që te dinamovitët të besojnë te aftësitë e tij dhe te gjetja e golave në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu